Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

“Është një histori e mbyllur”, Rama për shkollën “Mehmet Akif”: Kemi mbyllur dhe të tjera, s’janë hedhur përpjetë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama e quan “histori të mbyllur” çështjen e mbylljes së dy institucioneve arsimore të “Mehmet Akif”, përkatësisht një kopësht dhe një kolegj.

Rama ka thënë në një intervistë për “Euroneës Albania” se qeveria ka zbatuar ligjin, ndërsa shtoi se janë mbyllur edhe institucione të tjera, përfshi 18 universitete, që nuk ishin në përputhje me ligjin.

Mbyllja e kopshtit dhe shkollës Mehmet Akif, si mund të mbyllet kaq lehtë sa një pikë bastesh

Këtu nuk ka lidhje as me baste as me karburant. Nuk është i pari, kemi mbyllur shumë institucione arsimore, kemi mbyllur 18 universitete. Nuk i kemi mbyllur mbi bazën as se nga vijnë apo të kujt janë, por mbi bazën e ligjit.

Dhe rasti konkret është shumë i qartë legjislacioni. Edhe kur janë mbyllur institucione të ngjashme nuk është hedhur njeri përpjetë. Baza ligjore është shumë e qartë, nuk hap dot një aktivitet në një godinë të caktuar pa marrë miratimin nga Ministria e Arsimit. Është një histori e mbyllur.

Më shumë




spot_img








spot_img