Hapësire reklamuese


Politikë

“Është NJË DORË që kërkon destabilizim”, Rama NGRE DYSHIME për daljen e të dhënave: Ja deri ku mund të shkojnë BRAVAXHINJTË dhe ÇELSAXHINJTË! Pse ka dalë pikërisht tani?

Shkruar nga Newsbomb
“Është NJË DORË që kërkon

Kryeministri Edi Rama, duke folur për databazën me të dhëna sensitive të mijëra qindra-mijëra qytetarëve shqiptarë ka ngritur dyshime se kush mund të ketë interes ta ketë publikuar.

Rama tha se kjo databazë ka dalë në aplikacionin TikTok disa muaj më parë, por në atë kohë nuk u përdor për publikimin e të dhënave.

“Pse është përdorur pikërisht tani?”, pyeti Rama ndërsa ngriti dyshime se si ka mundësi që zëdhënës të gratave dhe non-gratave – mesa duket duke iu referuar Sali Berishës dhe Lulzim Bashës – paralajmërojnë që do të dalin edhe të dhëna të tjera.

Rama tha se “kjo dorë” që ka nxjerrë databazën me pagat e qindra-mijëra shqiptarëve është “qartësisht në kërkim të konfuzionit dhe destabilizimit të pasigurisë publike”.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Kjo bazë ka dalë në TikTok para disa muajsh, por është përdorur tani. Pse pikërisht tani?

Pse zëdhënës të gratave-non gratave paralajmërojnë të tjera. Është dorë, qartësisht në kërkim të konfuzionit dhe destabilizimit të pasigurisë publike. Këtu unë dua ta përsëris që nuk ka asnjë mundësi tjetër që ne të vazhdojmë revolucionin digjital. Mbase këtë e ka nxitur edhe fakti që ne për disa javë me radhë kemi ndërmarrë një fushatë sensibilizimi që gjithçka do jetë online dhe do mbyllen sportelet. Nuk dua të spekuloj apo të them më shumë se çfarë mendoj.

Kam dhe një ide pse nuk është përdorur publikisht deri pa mbaruar zgjedhjet, por nuk është ide e imja. Është përdorur për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur armiqësi mes njerëzve. T’ja bësh këtë njerëzve se je bërë xheloz që ke mbetur jashtë bravës dhe çelsit, apo për të futur çelësin në bravë, është një mundësi për t’i treguar njerëzve se deri ku mund të shkojnë bravaxhinjtë, çelsaxhinjtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese