Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

“Është ndezur sërish llampa e kuqe”, shtohen rastet me trompozë, mjeku: Nëse jeni poshtë 60-vjeç prisni, mos e bëni AstraZenecën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Specialisti i mjekësisë interne dhe urgjencës në Gjermani, Drilon Çupi tregoi se janë hasur raste të tjera të trompozës të shkaktuar nga vaksina kundër covid-19, AstraZeneca dhe autoritetet  gjermane morën vendimin që personat poshtë 60-vjeç mos vaksinohen.

 “Në Gjermani është ndezur sërish llampa e kuqe, pasi janë evidentuar raste të tjera. Nga 15 marsi deri dje ka pasur një raportim të rasteve të reja lidhur me tropozën, në 15 mars ishin 2 raste, ndërsa deri dje janë shtuar 30 raste, femrat kanë qenë më predominante. Dje në Gjermani kanë qenë orët vendimtare, pasi u vendos që nga 60-vjeç e poshtë mos të vaksinohen me AstraZeneca, vetëm nga 60 vjeç e sipër”- tha ai për ABC News.

Mjeku gjithashtu këshilloi se dhe në Shqipëria duhet të ndiqet e njëjta lëvizje si në Gjermani, që me AstraZeneca të vaksinohen vetëm personat mbi 60-vjeç, jo poshtë kësaj moshe deri në një vendim të dytë.

“Sipas meje edhe në rastin e parë që u pezullua për tre ditët, kush më ka pyetur i kam thënë unë si Drilon më sistemin gjerman “mos e provo deri sa të dalë EMA”, kur doli, thashë vazhdoni. Tani jam i mendimit që popullata nën 60 vjeç derisa të shqyrtohet të mos vaksinohet me AstraZeneca për hir të transparencës dhe sigurisë. Në rastin e Shqipërisë ka një komision të veçantë, që është përgjegjës për procesin, ato do të përqasen incidencën e këtyre fenomeneve që mund të ndodhin në Shqipëri dhe si do të regjistrohet kjo, ka një databaze dixhitale të pacientëve me këto fenomene, do të paraqiten, më pas, pas këtyre rezultateve vendi merr vendimin e duhur. Çdo vend ka filluar të marrë vendimin vetjak. Unë flas në raportin e sistemit gjerman, por e kuptoj që gjithë popullta kur dëgjon lajme të tilla ka hezitim, unë mendoj se duhet të marrim nga eksperienca e vendeve më të zhvilluara, pasi kanë një funksionim më të saktë, pavarësisht se statistikat mund të ndryshojnë. Unë mendoj se Shqipëria duhet të marrë nga eksperienca e vendeve të tjera për të siguruar një transparencë më të madhe” -tha ai.

Mbrëmjen e djeshme kryeministri, Edi Rama lajmëroi se janë siguruar edhe 50 mijë doza të tjera vaksinë AstraZeneca.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img