Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Është me rëndësi të madhe që të mësojmë për origjinën e koronavirusit”, presidentja e KE kërkon hetim për “burimin” e Covid-19

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka kërkuar që të bëhen hetime të nevojshme për të gjetur origjinën e Covid-19. Sipas saj, hetuesit duhet të kenë akses të plotë në vendet që mund të hedhin dritë mbi këtë rast.

“Është me rëndësi të madhe që të mësojmë për origjinën e koronavirusit”, tha von der Leyen në një konferencë shtypi përpara samit të G7 në Britani. “Hetuesit kanë nevojë për qasje të plotë në gjithçka që është e nevojshme për të gjetur me të vërtetë burimin e kësaj pandemie”, shtoi ajo.

Pak javë më parë, eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci i bëri thirrje Kinës që të lëshojë të dhënat mjekësore të nëntë personave, sëmundjet e të cilëve mund të sigurojnë të dhëna të rëndësishme nëse COVID-19 u shfaq për herë të parë si një “rrjedhje” nga një laborator.

Edhe presidenti Joe Biden kërkoi që të hetohet për covid-19, për të zbuluar nëse ai vërtet është krijuar në laborator. Shkencëtarët dhe zyrtarët kinezë vazhdimisht kanë hedhur poshtë hipotezën e daljes së virusit nga një laborator.

Këta të fundit kanë deklaruar se virusi mund të ketë qarkulluar në rajone të tjera para se të godiste Ëuhan-in dhe madje mund të ketë hyrë në Kinë përmes dërgesave të importuara të ushqimeve të ngrira ose tregtisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img