Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

“Është “malok” aq sa “kryeqytetas”’, Gazetari kërkon vota për Benet Becin në Shkodër: Mos u bëni pishman kur të votoni të dielën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Bledi Mane ka shprehur publikisht mbështetje për kandidatin e Partisë Socialiste në qarkun Shkodër, Benet Becin.

Sipas Manes, Beci është një njeri intelektual dhe puntor prandaj dhe i bën thirrje të gjithë qytetarëve që ta votojnë dhe mos bëhen pishman.

“Nëse Partia Socialiste sot e zgjodhi të kandidojë në Shkodër, mos u avisni ti gjeni cene apo defekte për ta sulmuar. Është “malok” aqsa është “kryeqytetas”. Është intelektual aq sa edhe punëtor, i djathtë në mbledhje, i majtë në shpërndarje, agresiv në menaxhim paqësor në triumph”

Postimi i plotë:

Në një studim interesant akademiku Bahri Beci flet për dy dialektet gjuhësore të shqipes, “gegnishten dhe toskërishten”. Më tepër sesa ndarja dhe dallimet profesor Beci i mëshon historikut dhe bashkimit të dy dialekteve duke ngjyrosur lumin Shkumbin si vendi ku dallgët dialektore e fonetike vinë nga Veriu e nga Jugu duke u përqafuar me njëra-tjetrën…

Koinçidenca e bukur tashmë përsëritet edhe modestisht me pinjollin e profesorit të mderuar Bahri Beci. I biri i tij, Beneti, prej dy dekadash menaxhon sipërmarrje publike dhe përveçse ndonje përçarje të përçartë folklorike që ia mveshin pa të drejtë, më tepër bashkon sesa ndan. Zyrtar i disa qeverive të këtushme, shkodrani-tironc Benet, nuk militantizoi investimet strategjike gjatë kohës kur drejtonte Fondin e Zhvillimit por diti të lerë gjurmë veçanërisht në infrastrukturë duke filluar me rrugët rurale të Bregdetit të Jugut e deri lart në Tamarë të Vermoshit.

Nëse Partia Socialiste sot e zgjodhi të kandidojë në Shkodër, mos u avisni ti gjeni cene apo defekte për ta sulmuar. Është “malok” aqsa është “kryeqytetas”. Është intelektual aq sa edhe punëtor, i djathtë në mbledhje, i majtë në shpërndarje, agresiv në menaxhim paqësor në triumf.

Vullneti yt elektoral do vlerësojë pa ekuivok familjen Beci dhe kontributet at e bir, do vlerësojë qytetarinë shkodrane dhe jo vetëm, koloritin politik dhe gjurmët që la në zhvillimin lokal. Tani është rradha për gjurmën në parlament dhe qeverisje. Ndaj mos u bëj pishman kur të votosh të dielën Benet Becin. Beso te Beneti siç besuan të djathtë e të majtë!

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img