Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Është koha për të larguar 3 shahistët”, Topalli prezanton planin me katër pika të partisë së saj: Koha për të hapur dyert e mundësive

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4935c333eaa9cb2791570b66fa420ca3

Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozfina Topalli, u bën thirrje qytetarëve që në datë 25 prill të mos qëndrojnë në shtëpi por të dalin të votojnë sepse vendi ka nevojë për shpresë.

Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo bën thirrje që qytetarët të votojnë kundër tre Partive, PS, LSI dhe PD, teksa shkruan se 25 prilli dhe vendimet që do të merren do të përcaktojnë jetën e një brezi të ri.

Ndër të tjera Topalli shkruan se partia Lëvizja për Ndryshim ka një plan real të bazuar në katër pika që do marrë në kontroll krizën shëndetësore, do të mbaje në jetë ekonominë, do të mbështesë familjedt dhe do të investojë në infrastrukturën jeshile dhe dixhitale.

Postimi i plotë:

25 Prilli do te shenoje jeten e qytetareve edhe per nje dekade.

Vendimet qe do marrim kesaj rradhe do percaktojne jeten e brezit te ri.

Nese nuk keni pune, ngrijuni e  votoni kundra kesaj qeverie dhe kesaj klase politike qe nuk u kujdes per qytetaret e saj.

Nese jeni detyruar te mbyllni biznesin keni mundesi qe pas 26 Prillit te sillni nje tjeter perspektive per biznesin tuaj ne vacanti dhe ate ne pergjithesi.

Nese nuk respektohet meritokracia dhe pensionet tuaja jane jo dinjitoze, keni mundesine qe te  reagoni me voten tuaj te protestes.

Vendi yne ka nevoje per nje zhvillim ekonomik te qendrueshem e te fuqishem. Per kete duhen reforma strukturore, duhen ide inovative, duhet  financuar  zhvillimi i metejshem i teknologjise se informacionit, duhet bashkepunuar me partneret ne sfiden e ndryshimit te klimes duke u pergatitur per te zgjidhur edhe ceshtjen e permbytjeve.

Vendi ka nevoje per hapjen e vendeve te punes, ka nevoje per investime vendase dhe te huaja. Shqiperia ka nevoje per miremenaxhim te parase publike, per transparece dhe shtet ligjor. Shqiperia ka nevoje per shkolle cilesore dhe sherbim mjekesor te garantuar per te gjithe.

Qeveria bashke me tre kryetaret e Partive i qendrojnë larg interesit publik. Te provuar dhe te deshtuar ne te gjitha pozicionet qeveritare qendrore e lokale ata kane deshmuar eksperienca qe kane kaluar nga skandalet te panumerta ne te akuzuar per akte korruptive te njepasnjeshme. Qytetari nuk ka qene asnjehere fokusi i tyre.

Eshte pergjegjesia e tyre qe sot kemi pensionet me te ulta ne Europe.

Eshte pergjegjesia e tyre qe te rinjte duan te ikin mbasi i kane hequr cdo mundesi e perspektive per te ndertuar jeten ne vendin e tyre.

Eshte pergjegjesia e ketyre 3 personave qe intelektualet  po ashtu po ikin.

Ngrijuni kunder 3 kryetareve te korruptuar dhe premtimeve te tyre boshe e qesharake.

Votoni kunder 3 genjeshtareve qe premtojne se do hani me luge ari, kur vendi perjeton  nje krize shendetesore dhe ekonomike tej te veshtire.

Boll me genjeshtra! Boll me keqqeverisje! Boll me korrupsion.

Vendi ka nevoje per udheheqes te pakorruptuar!

Levizja per ndryshim eshte e qarte.

Ajo ka nje plan real te bazuar ne 4 pika qendrore.

  • Marrja në kontroll e krizës shëndetësore
  • Mbajtja në jetë e ekonomisë dhe mbështetje për politikën monetare
  • Mbështetje për familjet me të ardhura të ulëta dhe bizneset përmes granteve, kredive dhe lehtësimeve ndaj borxhit
  • Investim në infrastrukturën jeshile dhe dixhitale sapo pandemia të merret nën kontroll.

Largimi i Edi Rames, Ilirr Metes dhe  Lulzim Bashes nuk eshte ndryshimi qe mendojme, por eshte kushti dhe shansi per te ndertuar shpresen e ndryshimit.

Ka momente ne jete kur duhet te merren vendime te forta.

Ky eshte shansi yne per te t iu pergjigjur kesaj thirrje.

Ky eshte momenti. Kjo eshte koha per te larguar 3 shahistet, dhe per t’iu  rikthyer punes, per te hapur dyert e mundesive per te rinjte; per te rimekembur vendin e per t’i treguar cinikeve, atyre qe dyshojne por edhe atyre qe thojne se nuk eshte e mundur largimi i tyre…  se ata gabojne.

Shpresa e ndyshimit eshte vetem 70 dite larg!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img