Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

“Është i rrezikshëm dhe mban armë”, paralajmërimi i Luksenburgut për Aldo Gjinin që lëvizte i qetë në Tiranë: Nget BENZ G–AMG dhe kërkohet ndërkombëtarisht

spot_img

Lajme të ngjashëm

Autori i plagosjes së dy shokëve Altin Gjoka 32 vjeç dhe Jetmir Marashi 28 vjeç është Aldo Iamandi Gjini 31 vjeç, i cili aktualisht ka ngritur në këmbë gjithë policinë e Tiranës.

Ai në fakt është një ndër personat më të kërkuar në Europë nga Europol dhe në të gjithë botën. Aldo Gjini është arrestuar në 2016 nga policia italiane si pjesë e një bande shpërndarësish të lëndëve narkotike në qytetin e Askolit.

Gjini në atë kohë 26 vjeç, ra në pranga bashkë me vëllain e tij  Andis Gjini. Një miku i tyre Kelvin Strati u la në arrest shtëpiak. Banda e ngritur nga shqiptarët furnizonte me kokainë dhe marijuanë rrethinat në Askoli. Në momentin e arrestimit shqiptarëve dhe një të riu italian, iu gjetën 250 gramë kokainë dhe 1 kilogramë hashash.

Gjithashtu Gjini dyshohet se në Remich të Luksemburgut më 24 nëntor të 2020 ka kryer një vrasje në tentativë. Iamandi qëlloi me pistoletë një person dhe më pas ishte arratisur në Belgjikë ku ngiste një automjet tip Mercedes G AMG. Më 11 Shkurt 2021 u lëshua urdhër-arresti ndërkombëtar për të dhe prej atëhere ai ka qenë në kërkim.

Autoritete e Luksenburgut kishin lëshuar një deklaratë për të ku theksonin se ai ende pas arratisjes është person i rrezikshëm dhe mban armë, por në Tiranë Aldo Gjini lëvizte i pashqetësuar, deri në momentin që pati një konflikt me dy shokët, të cilët i la të plagosur në një lokal te rruga “Todi Shkurti” sot në mbrëmje.

Deklarata e LUKSENBURGUT

FAST LUXENBURG po kërkon për Aldo Iamandi, i cili është i dyshuar për vrasje e mbetur në tentativë në 24 nëntor 2020 rreth orës 10:30 të natës në qytetin Remich. I dyshuari Aldo Iamandi qëlloi me armë dhe plagosi një person. Qëkur u largua nga skena e krimit të dhënat për të janë të panjohura. Në 11 shkurt 2021, për të është lëshuar një urdhër arresti europian dhe një urdhër arrresti ndërkombëtar. Ia vlen të theksohet se i dyshuari është i rrezikshëm dhe posedon armë.

(UPDATE) 28 prill 2021, investigimet kanë dalë në përfundimin se i arratisuri po jeton në Bruksel të Belgjikës që nga 2020 dhe atje lëviz me Mercedes G Class AMG.

Skeda e Aldo Gjinit
Skeda e Aldo Gjinit

Më shumë

spot_img