Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

"Është i fortë!" Iku nga Top Channel, zbulohet televizioni që ka marrë Arbana Osmanin

Shkruar nga Newsbomb
"Është i fortë!" Iku nga Top Channel, zbulohet

Ku do të shkojë Arbana Osmani? Kjo është dhe një ndër pyetjet që po bëhet më shpesh muajve të fundit. Pasi u zyrtarizua që moderatorja shumë e dashur për shqiptarët, e njohur nga të gjithë dhe si veterania e një prej formateve më të ndjekura në vendin tonë “Big Brother”, s’do të ishte më pjesë e këtij produksioni, kurioziteti ka qenë i madh se ku do e shohim Arbanën, a do të jetë më pjesë e ekranit apo do të fokusohet vetëm te biznesi i saj personal.

Epo, duke ditur dhe pasionin që Arbana ka për radion, ekranin, televizionin, aty ku dhe është rritur, pasi qysh në 1999 ka qenë pjesë e "Top Albania Radio", “s’do mend” për tu kuptuar që nuk do të hiqte dorë kaq lehtë. Së fundmi, ka qenë këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha i cili “pa dashur” ka zbuluar se ku do të shkojë moderatorja.

Teksa ishte duke folur për Big  Brother Vip, për të cilin tha se ka marrë ftesa në të dy edicionet, Roberti zbuloi se Arbana do të shkojë në “Klan Kosova”. Sipas asaj që artisti tha me Arbanën është ndeshur shpesh herë korridoreve të televizionit më të madh në Kosovë.

“Edhe para tre viteve Big Brother 1 edhe te dyshi kam patur ftesa direkt nga Arbana atëhere. Tani më nuk është, nuk është as në Top Channel nuk është. Po ju jap disa informacione të gjithëve. Unë kam kaluar shumë kohë në Klan. Edhe Klani është i fortë”, tha ai, duke “harruar” që ishte live në emision dhe këtë sekret të vogël që sapo e zbuloi e dëgjuan të gjithë!

Tani ngelet për tu parë se a është e vërtetë ajo që Roberti tha apo jo. Por, vlen të theksohet se lart e poshtë po qarkullojnë “thashetheme” se Arbana do të marrë përsipër moderimin e Big Brother Vip Kosova vitin e arshshëm. E deri atëhere, s’na ngelet gjë tjetër vetëm të presim!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese