Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Është e përpunuar copa copa", Edi Rama analizon databazën e rrogave: Mungojnë të dhëna të tjera, është punuar mbi eksportet e vjetra

Shkruar nga Newsbomb
"Është e përpunuar copa copa", Edi Rama analizon

Kryeministri Edi Rama teksa analizon databazën e rrogave që është bërë publike 24 orët e fundit, thotë se ajo nuk është integrale, por mbi të është punuar copa-copa sepse mungojnë të dhënat e shumë personave të tjerë.

"Aty ka plot të dhëna që janë të vjetra. Atëherë çfarë do të thotë kjo? Janë të dhëna të vjetra. Mundësia e eksportimit të databazës më parë është një opsion, dhe marrja e të dhënave të reja dhe punimi mbi atë databazë është plotësisht llogjik. Nëse sheh që aty ka të dhëna të vjetra. Nuk është databaza e marrë në janar e tëra, nuk do kishte aty rekorde të vjetra", tha ai ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Nuk është një databazë e eksportuar e tëra, integrale. Është një bazë të dhënash e përpunuar copa copa. Aty mungojnë, nuk janë të gjithë ata që kanë paga në Shqipëri. Mungojnë të dhënat e 60 mijë personave të tjerë. A është kjo koha që ka pasur në dispozicion ai apo ai grup që ka kryer këtë krim, apo është dicka tjetër, këtë do ta thotë hetimi.

Aty ka plot të dhëna që janë të vjetra. Atëherë çfarë do të thotë kjo? Janë të dhëna të vjetra. Mundësia e eksportimit të databazës më parë është një opsion, dhe marrja e të dhënave të reja dhe punimi mbi atë databazë është plotësisht llogjik. Nëse sheh që aty ka të dhëna të vjetra. Nuk është databaza e marrë në janar e tëra, nuk do kishte aty rekorde të vjetra.

Llogjika të çon që është një databazë e tërhequr më parë. Ky sistem është sistemi që në 2013 u kthye në një skandal të madh publik, pati dhe të arrestuar për fshirjen e TVSH. U fshinë detyrimet e kompanive në momentin kur u ndërrua pushteti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll