Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Është e pandershme”, burri i shpërndan foto intime në internet mësueses shqiptare, 39-vjeçarja: Më bënte montazhe dhe ua dërgonte nxënësve…

Shkruar nga Newsbomb
“Është e pandershme”, burri i shpërndan foto intime

Një mësuese nga veriu i vendit ka denoncuar ditën e sotme në emisionin “Historia ime” problemet që prej kohësh ka patur me bashkëshortin e saj.

Pas një dhune të tmerrshme që ai ushtronte herë pas here mbi të, u detyra që të kërkonte divorcin dhe një urdhër mbrojtje nga policia.

Mirëpo, as divorci nuk e ka ndaluar burrin e saj që të vazhdonte ti bënte jetën ferr.

E pashpresë 39-vjeçarja u detyrua që ti dërgonte letër kryeministrit, Edi Rama ku i shpjegoi të gjithë situatën. Pas atij mesazhi u hap një process gjyqësor ky bashkëshorti i saj u dënua me 3 vite byrg por Gjykata e Apelit i uli dënimin, duke vuajtur vetëm 1 vit e 6 muaj burg, në 5 Dhjetor të 2019 ai u fut me burg.

Gjithashtu 39-vjeçarja ka treguar dhe se si ai i kishte shpërndarë fotot intime te nxënësit, familjarët e saj.

“Në 26 Nëntor kishte ditëlindjen djali dhe marr vesh nga miqtë e mi që janë hapur disa adresa Facebook-u me disa imazhe të mija ku vetëm bashkëshorti im i kishte ato foto. Shkruhej që kjo është një nënë e pandershme, si mund t’i lihej fëmija kësaj, vëllait tim i thoshte shiko si e ke motrën. Kishte dhe montazhe, i ishin shpërndarë nxënësve të mi, drejtoreshave të mija. Bashkëshorti im duhet të vuante dënimin që në Prill të 2019, ka marrë formë të prerë nga Gjykata e Apelit, nëpër institucione nuk ishte shpërndarë ky vendim, as në polici dhe ai vazhdonte i lirë. Kur kam shkuar në polici, kam shkuar edhe me letrën e vendimit që ai duhet të ishte në burg”, tha ajo.

Gruaja e shqetësuar ka kërkuar që autoritetet të bëjnë punën e tyre pasi nuk dëshiron që djali i saj 4-vjeçar të influencohet nga fjalët e këqija që ata i thonë dhe t’i përmbahen takimeve që ia ka vendosur gjykata.

Burri prap vazhdon ta përndjekë dhe ti dërgojë mesazhe të ndryshme asaj dhe familjarëve të 39-vjeçares.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll