Analisti Ergys Mërtiri tha mbrëmjen e sotme se nëse Lulzim Basha bashkëpunon me Sali Berishën, Partia Demokratike do të humbasë më shumë në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 6 Mars.
Sipas tij Berisha nuk ka asnjë interes të garojë me kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste që është në pushtet.
“Këtu as nuk ka ndonjë interes që të fitohet Rama. Berisha nuk po futet për të mundur Ramën. Në kushtet ku është PD-ja, vështirë se mund ta mundin. Madje mendoj se është më e pamoralshme të bëhen bashkë, do humbin akoma më shumë. Çfarë nuk kanë nxjerrë nga goja për njëri-tjetrin“, tha Mërtiri.