Presidenca i është përgjigjur kandidatit të PS për deputet në qarkun e Tiranës, Spartak Braho, pas deklaratave të këtij të fundit sot nga Skrapari, ku tha se “është çmendur presidenti”.
Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushii ka publikuar Brahos një foto të sikletshme në rrjete sociale, teksa e quan “Tak çiçi”. Sipas Blushit, Brahos duhet t’i vijë turp që sulmon Metën për llogari të Ramës.
Shënimi i Tedi Blushit
O Tak Çiçi, nuk të vjen turp, që sulmon Ilir Metën për llogari të Edi Ramës dhe të gjithë antishqiptarëve, nga Skrapari i patriotëve dhe i atdhetarëve?
Ti as sorrë nuk e meriton të quhesh, se edhe sorra e ka një fije karakteri!
Sondazh
Poll