Tema e inceneratorëve ka prodhuar debat të nxehtë këtë mbrëmje në “Opinion”, ku ministri i shtetit për Rindërtmin, më herët ministër i Financave Arben Ahmetaj, është përballur me pyetjet e gazetarëve.
Debati është zhvilluar mes gazetarit Robert Rakipllari dhe ministrit Ahmetaj, në lidhje me marrëdhëniet e tij me Klodian Mërtirin apo bashkëshorten e tij e cila konsiderohet se një nga personat që ka përfituar miliona euro për të marrë në menaxhim impiantin e inceneratorëve.
Fevziu: Si e njeh këtë Klodian Mërtirin?
Ahmetaj: Siç njoh dhe ty, me ty kam më shumë miqësi se me Klodian Mërtit , me Bashkim Ulajt e me shumë të tjerë.
Fevziu: Në çfarë rrethanash jeni njohur?
Ahmetaj: Jam njohur në kafe tek “Lion Park”, ndërsa me ty jam njohur në shkollë, me Bashkim Ulajn jam njohur në një darkë pune.
Fevziu: Nuk keni qenë pjesë e procedurës?
Ahmetaj: Zero, në asnjë.
Rakipllari: Ju thoni që s’keni lidhje me atë personin, është histori penale
Ahmetaj: Ore çfarë po thua ti? Si histori penale? Marrëdhënia ime me njerëz janë penale? Çfarë janë këto? Tërhiqe
Rakipllari: Unë nuk i hyj asaj historie
Ahmetaj: Ore po ti the penale
Rakipllari: Ajo është një histori që mund ta hetojë SPAK-u
Ahmetaj: Po le të hetojë çfarë të dojë SPAK-u more, pse marrëdhëniet e mia me njerëz do hetojë SPAK-u? Po le të hetojë ç’të dojë more.
Rakipllari: Pyetja është kjo, ky person, bashkëshorja e të cilit ka përfituar 3 kontrata inceneratorësh në Shqipëri...
Ahmetaj: Kjo bashkëshortja e tij thotë ky, nuk e konsideron as zonjë, as biznesëoman,
Fevziu: Po si u bë biznesëoman ajo? Se PD ka vënë gishtin mbi këtë person, e ka akuzuar. Kur merr 400 mln euro një person...
Rakipllari: Në 16 dhjetor janë bërë 9 procedira brenda ditës. U shpall fituese. Nuk janë pritur 7 ditë që të bëhet ankimimi, por është bërë brenda asaj dite...