Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

‘Është bërë përparim i rëndësishëm’, Komisioneri Hahn: Pasoja dramatike nëse nuk hapen negociatat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioneri i BE për Zgjerimin Johannes Hahn shprehet se nëse në qershor nuk hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasojat do të jenë dramatike.

Në një intervistë për gazetën gjermane Handelsblatt, Hahn është shprehur se nëse vendet anëtare do t’i mohonin në qershor Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave për t’u bashkuar me BE, atëherë pasojat do të jenë dramatike për të dy vendet dhe për të gjithë rajonin , me një efekt negativ domino.

Këshilli Evropian i 20-21 qershorit do të jetë vendimtar për fillimin e negociatave të pranimit për Tiranën dhe Shkupin. Krerët kundër pranimit janë Franca dhe Holanda. Në rrezik, sipas komisionerit, është dhe ‘besueshmëria e BE-së dhe ndikimi i saj në rajon’.

Hahn shprehet se është bërë ‘përparimi i rëndësishëm’ nga të dy vendet, siç është ‘Reforma në Drejtësi’ e kryer nga Tirana dhe marrëveshjet historike në Shkup.

‘Për Maqedoninë Veriore një refuzim ose një shtyrje e hapjes së negociatave do të ishte veçanërisht e rrezikshme’, thekson Hahn, duke paralajmëruar se ‘nëse Shkupi përsëri është i zhgënjyer, ekziston rreziku i destabilizimit të brendshëm me pasoja për të gjithë rajonin.’

 

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img