Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

“Është arrogante”, Antoneta "hap thesin" për Kiara Titon: I fluturon mendja shumë shpejt, nuk ka respekt

Shkruar nga Newsbomb
“Është arrogante”, Antoneta "hap thesin"

Që jo të gjithë banorët e big Brother Vip 2 do të kishin miqësi jashtë shtëpisë e dinim, por këto deklarata të ardhura çdo ditë s’i kishim menduar.

Së fundmi, ka qenë Antoneta Koçi ajo e cila ka shprehur pakënaqësitë e saj për Kiara Titon. Në një intervistë të dhënë gazetarja tha se Kiara është një vajzë e mirë, po që ndonjëherë mund të tregohet shumë arrogante dhe mendjemadhe.

Madje për të përforcuar këtë deklaratë të saj Antoneta ka sjellë dhe një shembull nga xhirimet në Big Brother, ku tha se me një pjesë të banorëve Kiara u soll sikur të ishin publik.

“Kiara në thelb nuk mendoj se është vajzë e keqe, thjesht i fluturon mendja shumë shpejt. Pra, bëhet mendjemadhe shumë shpejt. Dhe është arrogante. Mua për shembull ta them tani më ka ndodhur në një nga situatat që kemi qenë me xhirime në Big Brother që kundrejt disa personazheve kishte një qasje sikur ishim publik.

Nuk kishte atë respektin që duhet të kesh për dikë që e njeh. Pavarësisht se në një moment mund të kesh shumë popullaritet, jetës nuk i dihet asnjëherë. Në një moment mund të jesh më e kërkuara, në një moment mund të jesh e harruara. As kokën nuk e ktheu për të përshëndetur njeri, thjesht shkoi te dy-tre personat që qëndron gjithmonë. Mendoj se herë-pas-here sillet në mënyrë të tillë që të pëlqehet, bën gjëra që do publiku“, tha Antoneta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll