Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Eshtë ARKITEKTI i ndërtesave multimilionëshe, por 81 vjeçari hebre projekton “pa kokërr leku” MEMORIALIN në Tiranë (HISTORIA)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c0118fd438010e44109d800fd90f7f79

Në botën e arkitekturës së Nju Jorkut, Stephen Jacobs është i njohur për krijimet e tij prej multimilona dollarësh, si hoteli Gansevoort.

Por kohët e fundit, përfundoi një project krejt të ndryshëm, dhe pa asnjë kokërr leku.

Për disa vite punoi të dizenjojë një memorial Holokausti në kryeqytetin shqiptar. U vendos te Parku i madh i Tiranës, një memorial me tre gurë në shqip, anglisht dhe gjuhën hebraike, që tregon historinë e shqiptarëve që shpëtuan çifutët gjatë LIIB.

Jackobs, 81 vjeç, ra dakord të merrte përsipër këtë punë pasi mësoi se Shqipëri është I vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa kishte gjatë saj. Qindra hebrenj ikën nga vende të tjera dhe iu ofrua strehim në vendin me shumicë myslimane.

“Mendova se kjo ishte një histori shumë e rëndësishme për tu treguar” tha ai. Jackobs vetë është I mbijetuar I Holokaustit që ka kaluar fëmijërinë në kampe përqendrimi.

Krijimi I memorialit në Tiranë ishte emocionues për arkitektin. “Unë nuk kam qenë atje. Nuk dija gjë për Shqipërinë më parë. Dhe sigurisht nuk ia njihja historinë” thotë Jacobs.

Vitet e fundit, Jacobs ka qenë aktiv në media jo vetëm për punën e tij arkitekturore, por edhe për kriticizmin e madh ndaj presidentit Donald Trump.

Sot Jacobs vazhdon punën si arkitekt në Nju Jork. Pandemia e Coronavirusit e ndaloi të udhëtonte në Tiranë për inaugurimin e veprës së vet. /Newsbomb.al/

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img