Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

“Është afera më e madhe dhe më e rrezikshme”, Meta për Portin e ri të Durrësit: Të bëhen publikë pronarët fundorë të kompanisë “offshore”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quan investimin për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit si aferën më të madhe dhe më të rrezikshme të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për media, Meta u shpreh se qeveria nuk ka bërë transparencën e duhur për këtë investim miliarda dollarësh, si dhe kërkoi që të bëhen publikë pronarët fundorë të kompanisë “offshore”.

Meta tha se deputeti Petrit Vasili i ka drejtuar në mënyrë zyrtare disa pyetje qeverisë dhe ministrive përkatëse, ku kërkon informacion mbi këtë investim.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme, për Partinë e Lirisë, por edhe për opozitën e vërtetë, zbardhja e aferës më të rëndë të deritanishme, atë të portit të Durrësit. Dua të përshëndes analistët që kanë bërë kërkime të thelluara për këtë aferë. Është e rëndësishme të bëhen publikë pronarët fundorë të kompanisë. Është shumë e rëndë dhe me pasoja të paparashikueshme ekonomike dhe financiare, nëse kompania partnere do të jetë e regjistruar në parajsa fiskale. Shqipëria ka detyrimin të bëjë të ditur pronarët fundorë të kompanive guaskë. Shteti shqiptar kapitalizon mbi 1.5 milionë metra katrorë, një pasuri e tillë e një rëndësie strategjike dhe kombëtare nuk do të jetë më pronë e shtetit shqiptar. Në rast konflikti potencial në të ardhmen zgjidhja do të mund të kryhej vetëm në gjykatat ndërkombëtare.

Cilat janë të dhënat ligjore, teknike, financiare, koha e ndërtimit. Me këtë rast LSI në të kaluarën dhe tashmë PL përmes deputetit Petrit Vasili i ka kërkuar ministrisë të japë përgjigje brenda afateve për këto pyetje. A është dhënë statusi i investitorit strategjik? Analiza financiare për marrjen e këtij statusi, nga cila kompani është paraqitur. Cilat janë masat garantuese që porti i Durrësit të mos sekuestrohet nga bankat për shkak të problemeve eventuale të kompanisë. Cila është kosto e portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e ndërtimit të këtij porti?

Koha kur merren vendime në kundërshtim me transparencën, dhe praktikat europiane, ka mbarruar. Ne si parti institucionale presim përgjigjet e qarta për të gjitha këto pyetje. Dhe nuk kemi ndërmend të bëjmë replika me investitorë që pretendojnë se janë seriozë, por po të ishin do t’i kishin bërë publike të gjitha.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img