Tirana
few clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

“Është absolutisht fyese t’i quash racist ata që shqetësohen për fluksin e emigrantëve”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryepeshkopi i Kantenbury-t në Britaninë e Madhe, Justin Welby, është shprehur se “të quash racist ata që shqetësohen për ndikimin e emigrimit është e papranueshme”.

“Ka patur një frikë të vërtetë për ndikimin që emigrantët do të kenë mbi strehimin, punën dhe kujdesin shëndetësor”, tha ai për revistën “Parliament’s The House”. Megjithatë ai shtoi se premtimi i Britanisë për të marrë 20,000 emigrantë sirianë deri në vitin 2020, nuk është asgjë krahasuar me shifrat e larta që Gjermania po përballet aktualisht.

I njëjti debat duket se ka nisur edhe në vendin tonë, pas mbylljes së kufijve nga vendet fqinje, shumë zëra kanë dalë pro hapjes së kufijve shqiptare ndërsa shumë të tjerë kanë përkrahur vendimin e qeverisë për t’i mbajtur dyert mbyllur.

Ditën e djeshme, gjatë fjalës së tij në Parlament, deputeti socialist Ben Blushi tha se “ka ardhur koha që të tregojmë se nuk jemi racist”, dhe se “duhet të hapim dyert për emigrantët sirianë”.

Më shumë


spot_img








spot_img