Tirana
scattered clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
9 °
E martë, 31 Janar, 2023

Escobar: SHBA mbështet fuqimisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës

spot_img

Lajme të ngjashëm


I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integritetin e plotë territorial të Kosovës së pavarur. Sipas tij Ballkani Perëndimor është mundësi e jashtëzakonshme për Bashkimin Evropian dhe jo rrezik. Këto deklarata diploimati amerikan e bëri gjatë vizitës së sotme në Prishtinë, së bashku me emisarin e BE, Miroslav Lajçak, ku u pritën nga presidssentja Vjosa Osmani.

“Për Kosovën dhe rajonin, ne e shohim këtë zonë si një mundësi të jashtëzakonshme me energji të jashtëzakonshme. Ju jeni evropianë, ekonomikisht, historikisht dhe kulturalisht jeni evropianë dhe ne kemi punuar me kolegët tanë evropianë për t’u siguruar se ata e njohin që Ballkani Perëndimor është një mundësi e jashtëzakonshme për ta dhe jo rrezik. Në këtë kuptim, ne inkurajojmë të gjitha palët që ta shohin Ballkanin Perëndimor si anëtarë potencialë të BE-së në të ardhmen, që të gjitha ata në paqe me njëri-tjetrin, që të gjithë produktivë dhe anëtarë të aftë, ashtu siç i kemi parë ne si partnerë bilateralë. Shpresa kryesore për këtë është përmes dialogut”, tha Escobar.

Duke folur për dialogun, zyrtari i SHBA tha se ky proces ka mbështetjen e plotë të Uashingtonit.

“SHBA fuqimisht mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e Kosovës dhe keni këtu një partner solid dhe partner të mirë. Për Kosovën dhe rajonin ne shohim se kjo është një fushë me rëndësi të madhe. Pra, ju jeni europianë. Dialogu ka mbështetjen tonë të plotë dhe duhet të udhëhiqet nga BE-ja sepse ka të bëjë me Evropën. Por, teksa ju lëvizni drejt BE-së, ju do të vazhdoni të jeni miq të ngushtë të SHBA-së sepse është një partneritet trans-atlantik, komunitet trans-atlantik që ju veçse jeni pjesë dhe ky dialog do të ju afrojë edhe më shumë”, u shpreh Escobar.

Vizita e diplomatëve të huaj vjen pasi Kosova dhe Serbia, prej korrikut të vitit 2021, nuk kanë zhvilluar asnjë rund bisedimesh në nivel të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Më shumë


spot_img








spot_img