Hapësire reklamuese

Rajoni

Escobar në Kosovë, takohet me Albin Kurtin

Shkruar nga Newsbomb
Escobar në Kosovë, takohet me Albin Kurtin

Pas takimit me Albin Kurtin, i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka dhënë detaje për bisedën që ka pasur me të.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se kryeministri kosovar i ka premtuar se do të shqyrtojë disa prej propozimeve të tij që kanë të bëjnë me çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb.

Escobar nisi vizitën e tij në Kosovë një ditë më herët, kur u takua me presidenten Vjosa Osmani, me krerët e partive opozitare dhe me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë.

Pas takimit me Osmanin, ai u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog. Para nisjes së vizitës në Kosovë, Escobar deklaroi se zbatimi i vendimit i autoriteteve të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb, ishte “jokompetent” dhe “katastrofik”.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, njeh euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë. Kjo gjë ka ngjallur pakënaqësi nga shteti serb, pasi sipas tyre preken drejtëpërdrejtë serbët që jetojnë në Kosovë.

Gjithashtu vendimi për rregulloren e BQK-së është kritikuar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, për të njëjtën arsye dhe pretendojnë se masa u mor pa konsultim dhe dialog paraprak.

Uashingtoni ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit,  ndërsa BE-ja ka kërkuar që të gjendet një rrugë komunikimi nga të dyja palët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese