Hapësire reklamuese

Rajoni

Escobar i përgjigjet Vulin: SHBA nuk merr vendime në emër të qeverisë serbe

Shkruar nga Newsbomb
Escobar i përgjigjet Vulin: SHBA nuk merr vendime në emër të

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka reaguar pas deklaratës që ka bërë dje Aleksandar Vulin, drejtori i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë të Serbisë.

Vulin pretendonte në dorëheqjen e tij se Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po kërkonin "kokën e tij" si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë.

I pyetur lidhur me dorëheqjen e shefit të Agjencisë Serbe të Zbulimit (BIA), Escobar i tha Zërit të Amerikës se Aleksandar Vulin ka qenë një figurë jashtëzakonisht destabilizuese në rajon për një kohë të gjatë, gjë mbi të cilën u bazuan edhe sanksionet amerikane.

Lidhur me komentet e Aleksandar Vulinit se ai dha dorëheqjen pasi Uashingtoni dhe Brukseli po e kërkonin një gjë të tillë si parakusht për të mos i vendosur sanksione Serbisë, zoti Escobar tha se “ne (SHBA) nuk marrim vendime në emër të qeverisë serbe”.

 Lexo edhe: Vulin jep dorëheqjen nga posti i drejtorit të inteligjencës së Serbisë

“Unë nuk jam shkaku i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem motiv për shantazh dhe presion ndaj Serbisë dhe botës serbe. Për këtë arsye po paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, shkuante Vulin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese