Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Esat Cani vrau 34-vjeçarin për nder të motrës, 20-vjeçarja mohon lidhjen me viktimën: Më ngacmonte, por...

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_216098" align="alignnone" width=""]Esat dhe Elida Cani[/caption]

Arben Gjeci, 34-vjeçari nga fshati Bastar i Mesëm u vra nga Esat Cani, pasi ky i fundit dyshonte se viktima kishte lidhje intime me motrën tij të martuar.  

Dyshimet i ka pasur fillimisht bashkëshorti i 20-vjeçares, Dëfrim Kurti, i cili i është ankuar kunatit se motra e tij e tradhëtonte.

Mirëpo, 20 vjeçarja në momentin e arrestimit e ka mohuar në polici të ketë pasur lidhje me viktimën. Sipas saj Arben Gjeci e kishte ngacmuar disa herë në fshat, por kjo nuk i kishte dhënë afrimitet.

Dinamika e ngjarjes:

Arben Gjeci, 34-vjeç, babai i tre fëmijëve, shofer i furgonit të linjës së Tiranës, u godit me sende të forta në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Esat Cani akuzohet se e kreu vrasjen pasi zbuloi lidhjen e motrës së tij të martuar, 20 vjeçe, Elida Cani me viktimën. Në vrasje bashkëpunoi dhe burri i 20-vjeçares, Dëfrim Kurti.

Ishte fillimisht bashkëshorti i 20 vjeçares i cili iu ankua kunatit se motra e tij e tradhëtonte. Për ta vërtetuar ata ndoqën 20 vjeçaren dhe e kapën tek një kasolle pranë shtëpisë me Arben Gjecin dhe aty e kanë goditur në kokë 34 vjeçarin. Më pas trupin e hodhën në një zonë tjetër.

Kanë qenë banorët ata të cilët njoftuan policinë pasi vunë re trupin e Gjecit. Fillimisht ngjarja u konsiderua aksidentale nga policia, ndërsa më pas u vërtetua se ishte vrasje.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar autorin Esat Cani, motrën e tij 20 vjeçare dhe bashkëshortin e kësaj të fundit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese