Hapësire reklamuese

Sporti

Erzeni qëndron në Superiore! Shijakasit mposhtin Korabin në 120 minuta dhe shpëtojnë sezonin e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Erzeni qëndron në Superiore! Shijakasit mposhtin Korabin në 120

U luajt ditën e sotme finalja e Play-Off në kampionatin e futbollit shqiptar, me Erzenin dhe Korabin që u përballën në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

Erzeni arrin të sigurojë mbijetesën në Superiore teksa mposhit Korabin në më shumë se 120 minuta lojë. Golin e parë e shënuan shijakasit me Sadikin në minutën e 3-të ndërsa dibranët barazuan në të 20-tën me Tabakun duke mbyllur me këtë rezultat 90 minutat e kohës së rregullt. Me fillimin e 30 minutave shtesë do të ishte mesfushori Adnard Mehmeti që do të shënonte golin e fitores dhe të shpërthente festën në stadium.

Shijakasit shpëtojnë kështu sezonin dhe sigurojnë pjesëmarrjen edhe për një vit në elitën e futbollit shqiptar ndërsa dibranët duhet t’ja nisin sërish nga Kategoria e Parë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.