Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
26 %
2.6kmh
0 %
Pre
33 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Erzen Breçani tregon historinë me Mond Çekiçin që u ekzekutua 2 ditë më parë: E arrestuam në vitin 2008, ai i drejtoi armën RENEA-s

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, ka treguar historinë se si në vitin 2008 forcat RENEA kanë arrestuar Edmond Çekiçin, i cili u ekzekutua në një atentat në Durrës 2 ditë më parë.

Breçani tregoi se Edmond Çekiçi paraqiste rrezikshmëri të lartë, pasi lëvizte gjithmonë i armatosur. Në dhjetor të vitit 2008 policia mori informacion për vendndodhjen e tij dhe shkoi ta arrestonte, por Çekiçi i drejtoi armën forcave RENEA.

Fastmirësisht efektivët arritën ta neutralizonin dhe asnjë polic nuk u lëndua.

“Paraqiste rrezikshmëri të lartë. Në vitin 2008 kam qenë pjesë e forcave RENEA dhe kam marr pjesë në arrestimin e tij. Në dhjetor të vitit 2008 na kanë dhënë informacion të saktë për vendodhjen e tij, në një lokal në lagjen e tij, që kishte 2 hyrje dhe dy dalje. U vendos për t’u arrestuar personi në fjalë, Mondi. Forcat RENEA, grupi i ndërhyrjes së planifikuar në momentin që ndërhynë, ai nxori pistoletën dhe ua drejtoi punonjësve të RENEAS. Aty e kemi neutralizuar duke i kapur dorën dhe e kemi shtrirë përtokë. Kam qenë aty pjesë e grupit të neutralizimit të Mondit dhe ka qenë një dometehënie e lartë atëherë, që forcat speciale nuk kanë qëllim të drejtojnë armën. Ishte person me rrezikshmëri të lartë, sapo ka dëgjuar në hyrje të lokalit “ndal policia”, ai menjëherë ka nxjerr armën. Është dënuar dhe ka vuajtur dënimin 2 vite për armëmbajtje pa leje”, tha Breçani.

Më shumë

spot_img
spot_img