Hapësire reklamuese

Aktualitet

Erzen Breçani në spitalin e burgut: Kam frikë të qëndroj në ambiente të mbyllura

Shkruar nga Newsbomb
Erzen Breçani në spitalin e burgut: Kam frikë të

Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, është dërguar në spitalin e burgut paraditen e kësaj të marte. Burime për mediat bëjnë me dije se Breçani pretendon se ka frikë që të qëndrojë në ambiente të mbyllura, ose siç njihet ndryshe vuan nga Klaustrofobia.

Edhe më herët Breçani e ka deklaruar këtë fakt mirëpo deri më tani nuk ishte marrë asnjë masë.

Nga ana tjetër, ish-drejtori i Policisë së Tiranës ka kërkuar zëvendësim të masës “ arrest me burg”  dhe informacione nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se në çfarë pike janë hetimet lidhur me çështjen e tij.

Erzen Breçani, ish-drejtor i Policisë së Tiranës dhe Dedan Gjoni, shef i Krimeve në Komisariatin nr.6 u arrestuan më 20 nëntor pranë stadiumit “Air Albania” në prag të ndeshjes së fundit të kombëtares kundër Ishujve Faroe, shkruan neësbomb.al.

Breçani dhe Gjoni kanë qenë pranë stadiumit kombëtar duke pritur të shkonin për të parë ndeshjen, mirëpo biletat u mbetën në dorë. Ish-drejtori i Policisë së Tiranës gjatë kohës së qeverisë Berisha dhe shefi i Krimeve në Komisariatin Nr.6 akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se janë pjesë e një grupi kriminal që merreshin më vrasje, të zbuluar nga bisedat në aplikacionin sekret “SKY”.

Në dëshmi Breçani ka deklaruar se nëse është në burg, është prej djalit të tij, Eralbi Breçani. Ai mohoi të ketë prova për aktivitetin e trafikut të drogës dhe se nuk di gjë se me çfarë merret djali i tij. Para trupës gjykuese më herët Breçani deklaroi se e ka këshilluar të birin, Eralbi Breçani që të mos merrej me gjëra të paligjshme. Ndërsa ka thënë se vetë i ka shërbyer shtetit edhe duke vënë jetën në rrezik.

“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ça ka bërë, nuk kam prova me ça merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti, ku kam vënë edhe jetën në rrezik”, ka thënë Breçani më herët duke përmendur edhe aksionet policore dhe personazhet që ka arrestuar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese