Tirana
light rain
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
9 °
Mar
6 °
E premte, 27 Janar, 2023

Ervin Salianji tregon planin e opozitës dhe sqaron të vërtetën për foton me Sadri Abazin (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salanji flet për krijimin e një fronti të gjerë opozitar kundër kësaj qeverisje.

I ftuar në emsionin “Koaludim” në INTV, Salianji tha se kreu i Partisë Demokratike ka bërë një ftesë publike për partitë e tjera opozitare. “Kemi kërkuar një front të gjerë opozitar për një luftë kundër krimit, kundër reformës zgjedhore, dekrimnalizimit të parlamentit etj” –tha ai ndërsa shtoi se bashkëpunimi mes PD-së dhe LSI-së  mund të funksionojë.

“Jam i mendimit që jo vetëm PD dhe LSI, por të gjithë faktorët opozitarë të bashkohen në parim për çdo formë koalicioni, me parti politike dhe shoqëri civile apo individë që janë kundër  qeverisjes”-u rrëfeu drejtuesëve të emsionit, Salijani.  Më tej ai shtoi se “faktorët opozitarë duhet të bashkohen, sepse opozita nuk është koncept numrash në parlament, në fakt numrat përcaktojnë qeverisjen ndërsa opozita është frymë, është qasje”.

 Por a ka deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji një biznes me kolegun e tij të Partisë Socialiste Sadri Abazi? Ja si përgjigjet ai.

“Sadri Abazin e kam komshi, kanë kapur një foto aty poshtë dhe thonë se e kam ortak.  Nëse i jap dorën kundërshtarit politik, nuk më ngjit sëmundjen dhe as më ndryshon mendimin.  Mund të mos jetë tipologjia e politikanit që të pëlqen por unë e kam një pallat më tutje, dhe kur e shoh poshtë patjetër që e takoj se e kam komshi”-rrëfen ai duke qetësuar të gjitha ata që dyshuan për një bashkëpunim mes dy deputetëve kundërshtarë në politikë.

“ Nuk kam biznese me Sadri Abazin”-përfundon Salianji.

Ai u shpreh gjithashtu se PD është në një proces analize ku ja kanë kaluar antarësisë të shprehin mendimi se si duhet të funksionojë partia. Përsa i përket ndryshimit midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, Salianji u shpreh se Basha ka një stil më liberal. Si politikanin më të mirë ai zgjodhi Bashën dhe si politikanën më të mirë, Grida Dumën.

Moderatorët e emisionit Vini dhe Mateo nuk mund të mos i bënin dhe pyetësorin e Pivotit ku përgjigjet duhet të ishin të shkurtra.

Pyetsori i Pivotit

Kolaudim: Fjala jote e preferuar?

Salianji: Meritokraci

Kolaudim: Fjala më pak e preferuar?

Salianji: Ringritje

Kolaudim: Çfarë të ngre emocionalisht?

Salianji: Leximi, muzika, takimi me miqtë

Kolaudim: Çfarë të fik fare?

Salianji: Fjalimet aktoriale të ministrave

Kolaudim: Sharja jote e preferuar?

Salianji: Nuk e them dot.

Kolaudim: Çfarë tingulli të pëlqen të dëgjosh?

Salianji:Më pëlqen më shumë qetësia

Kolaudim: Zhurma që urren?

Salianji: Kakofonia e njerëzve që flasin njëkohësisht

Kolaudim: Profesioni që do donte të bënte nëse s’do ishte politikan?

Salianji: Shumë, futbollist, aktor.

Kolaudim: Profesioni që nuk do donte të bëhej kurrë?

Salianji: Mashtrues

Kolaudim: Çfarë do doje të thonte zoti?

Salianji: Ke bërë mirë shumë qe ke ardhur në parajsë./intv.al

 

 

Më shumë


spot_img








spot_img