Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
1.5kmh
40 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Ervin Salianji sot rrezikon burgun dhe mandatin, Sali Berisha del në konferencë nga selia e PD

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë mesditën e kësaj të hëne në një konferencë për mediat nga selia e PD, pak orë para gjyqit që do të mbahet në Gjykatën e Apelit në Tiranë, për Ervin Salianjin. Deputeti demokrat është dënuar me 1 vit burg për dosjen “Babale”.

Sipas Berishës, ky proces që do të zhvillohet sot në orën 14.00 është ndërmarrë nga Edi Rama dhe ish-ministri Fatmir Xhafaj, për t’i hequr mandatin Ervin Salianjit. Ai akuzoi dhe gjyqtaren “Petra Sadushi se ka marrë përsipër dënimin e deputetit demokrat.”

albsig

“Procesi ndaj deputetit Salianji, me të cilin Edi Rama dhe grupi mafioz Xhafaj duan ti marrin atij mandatin. Ky përbën një triumf të plotë të mafies shqiptare të Edi Ramës në çdo nivel. Ervin Salianji si deputet në betejën e tij, që në fakt duhet ta bëjë çdo deputet, denoncoi Geron Xhafën”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.

Nëse Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, atëherë Ervin Salianji shkon në burg dhe prangoset në sallën e gjyqit, duke humbur kështu dhe mandatin e deputetit. Dje, Salianji ka thënë se do të paraqitet në sallën e gjyqit.

Këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik. Në 9 vite opozitë Salianji është proceduar më shumë se 600 herë për protestat dhe reagimet e tij kundër qeverisë. Edhe grupi i drejtuar nga Alibeaj do të jetë sot në sallën e gjyqit, në mbështetje të kolegut Enkelejd Alibeaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img