Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Ervin Salianji shkresë SPAK: A keni nisur hetime për rastin McGonigal? Është takuar ish-drejtori i FBI me ju?!

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ka dërguar sot shkresë SPAK, SHISH, dhe Ministrisë së Brendshme dhe ka kërkuar nisjen e menjëhershme të hetimeve për rastin McGonigal, nëse ai ka marrë para nga ish-punonjësit e inteligjencës shqiptare.

Deputeti mes të tjerash, i ka kërkuar SPAK-ut të nis një hetim zyrtar sepse ka mjaftueshëm prova për ta ndërmarrë një hap të tillë.

“A ka nisur SPAK hetim zyrtar nëse po kur, nëse jo, faktet janë të mjaftueshme për të nisur hetimin e plotë për këtë cështje. A ka pasur Mc Gonigal takime me anëtarë të SPAK apo BKH gjatë kohës që është krijuar? A ka zhvilluar ministri i Brendshem takim me McGonlgal?”, – janë disa nga pyetjet e Salianjit për institucionet shqiptare.

“Nisur nga mosreagimi i institucioneve shtetërore, sot si deputet, i kam dërguar këto shkresa SPAK, SHISH dhe ministrisë së Brendshme, me dy agjencitë në varësi të saj, Policisë dhe Inteligjencës së MB. I kam dërguar shkresa si indicie për të nisur hetimet që ish zyrtari i lartë i FBI do dalë në gjyq dhe do pyetet nëse i pranon që ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare.

Ky zyrtar mbulonte dhe Shqipërinë dhe akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga ish zyrtari i shërbimeve sekrete shqiptare dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me politikanë në Shqipëri. Lidhjet janë mbajtur përmes ish zyrtarit të shërbimeve sekrete që ka paguar dhe për udhëtimet e tij në Shqipëri. Duhet të ketë një hetim të plotë për të parë deri ku është përdorur për interesa të kryeminstrit kjo histori”, vijoi deputeti i PD.

Më shumë