Hapësire reklamuese

Politikë

Ervin Salianji përfundon në SPAK, gazetarëve nuk u tregon përse: S’ka asgjë për të thënë...

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Salianji përfundon në SPAK, gazetarëve nuk u tregon

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji sot është parë nga gazetarët teksa hynte në në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Salianji ka mbërritur në SPAK në orën 10:12 dhe ka qëndruar aty për 45 minuta.

Teksa ka dalë nga dyert e SPAK, Salianji nuk ka dhënë shumë detaje, ai tha se nuk kishte lidhje me të.

“Nuk ka asgjë për të thënë. Aq shpesh sa kam qenë unë në dyert e gjykatave e prokurorive s’kanë ardhur gjithë politikanët e tranzicionit kam shkuar në SPAK për të dëshmuar për një cështje që i intereson SPAK, jo që ka lidhje me mua” tha Salianji.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu