Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ervin Salianji: Nuk mund ta them se PD ka humbur, nëse faktohet vjedhja e votës do të kërkojmë përsëritje të zgjedhjeve

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Salianji: Nuk mund ta them se PD ka humbur, nëse faktohet vjedhja e

Deputeti i zgjedhur i Partisë Dmeokratike në qarkun e Korçës, Ervin Salianji, deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin të lira dhe të ndershme.

Ai tha në “Kjo Javë” se nëse faktohet vjedhja e votave, atëherë Partia Demokratike do të kërkojë përsëritje të zgjedhjeve.

“Nuk mund ta them dot se PD ka humbur, derisa procesi zgjedhor është ende në proces. Këtu flas për procedurat që kanë të bëjnë me tjetërsim të vullnetit të votuesve, që mund të bëjnë diferencën. Këto nuk ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse kishte kërcënim, represion dhe përfshire të elementëve kriminalë.
Të gjitha bandat ishin përfshirë për të intimiduar zgjedhësit. Procesi përfundon kur të numërohet kutia e fundit, do kërkojmë numërim të të gjithë votave. Nëse faktohet vjedhja e votave, kërkojmë përsëritje të zgjedhjeve”, deklaroi Salianji.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll