Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ervin Salianji i ALARMUAR: Besmiri largohet të dielën përfundimisht nga Shqipëria

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Salianji i ALARMUAR: Besmiri largohet të dielën
Ervin Salianji dhe IT Besmiri

Ervin Salianji, deputet në PD jep alarmin për “tharjen e Shqipërisë” si pasojë e ikjes së të rinjve e madje edhe atyre që kanë të ardhura të mjaftueshme.

 

Kështu Salianji sjell rastin e një inxhinieri IT që siç shkruan deputeti, do të largohet përfundimisht të dielën nga Shqipëria.

‘Shqipëria po thahet!

Besmir Semanaj inxhinier IT, me të ardhura familjare mujore 2500 Euro në muaj, të djelë largohet përfundimisht nga Shqipëria.

Shqipëria e sotme nuk po largon vetem të papunët, të pashpresêt dhe krahun e punës!

Mungesa e drejtësisê, e rregullave të lojës, e meritokracisë fatkeqësisht po largojnë profesionistët dhe të aftët!

Udha e mbarë mik, ne do të luftojmë që ju të ktheheni një ditë, që Shqipëria të jetë vendi i mundësive dhe jo i heqjes së mundësive’, shkruan Salianji!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll