Hapësire reklamuese


Politikë

Ervin Salianji dhe Grida Duma flasin pas mbledhjes: I gjithë Grupi Parlamentar kërkoi dorëheqjen e kryetarit! Basha ka kryer një hap pas, shpresojmë ta çojë deri në fund

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Salianji dhe Grida Duma flasin pas mbledhjes: I gjithë Grupi

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar në selinë e PD, për mediat kanë folur deputetët Ervin Salianji dhe Grida Duma. Salianji u shpreh se të gjithë deputetët kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës. Përsa i përket sherrit që ndodhi në mbledhje, ai tha se ishte një konflikt verbal me kryetarin e partisë dhe me njerëz të paftuar që emocionohen nga këto situata.

“I gjithë grupi parlamentar kërkoi tërheqjen e kryetarit të partisë për t’i hapur rrugën një zgjidhjeje për Partinë Demokratike dhe për të rikthyer besimin. Në lidhje me lajmet që qarkullojnë, ishte një konflikt verbal me kryetarin e partisë dhe me njerëz të paftuar që emocionohen nga këto situata. Asgjë serioze”, deklaroi Ervin Salianji.

Ndërkohë, Grida Duma u shpreh se Lulzim Basha ka bërë një hap pas, por shpreson që ta çojë deri në fund.

“Duhet të ketë një zgjidhje të vërtetë dhe të mos kemi asnjë rrëshqitje ndaj përgjegjësisë. Basha ka kryer një hap pas, shpresoj ta çojë deri në fund”, tha Duma.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese