Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ervin Karamuço tregon cilat janë qytetet me "risk të lartë" në këto zgjedhje

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Karamuço tregon cilat janë qytetet me "risk të

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka treguar qytetet që kanë rrezikun më të lartë për krimet zgjedhore. Sipas tij, Shkodra, Lezha dhe Tirana janë qytetet me risk për blerje votash, persona të armatosur dhe marrjen e mjeteve të identifikimit për të penguar votimin.

Ky paralajmërim vjen si vlerësim i disa faktorëve të vlerësuar në zgjedhjet e kaluara, ku ka patur raste të ngjashme. "Të flasësh për një hartë, është shumë serioze që ka burime edhe policore edhe anketime e sondazhe e këto janë zona risku, jo që do të ndodhë diçka", u shpreh Karamuço.

"Sinjalet e para kanë ardhur ku i keni parë jo djegia e posterave, blerja e votave, dinamiti në Vaun e Dejës, denoncim në Pukë për persona të armatosur. Sot kam qenë vetë në Shkodër dhe qytetarët thanë që janë kolona të blinduara që shëtisin në qytet, ky fakt ngjall frikë.

Qarqet që mund të konsiderohen problematikë mbeten Shkodra me Vaun e Dejës, Lezha dhe rrethinat e Tiranës, pra Kamza e Vora. Elbasani do të jetë një qark i qetë, pasi ata persona që organizonin përplasje shumica janë larguar ndërsa të tjerët nuk angazhohen“, u shpreh Ervin Karamuço në emisionin "Top Talk".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese