Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ervin Bushati: Pandemia shkaktoi tkurrje ekonomike në të gjithë botën, por Shqipëria vazhdon përpara në mënyrë dinjitoze

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3cf03e445df011507b4af4d33de56c42

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka folur në emisionin “Ekopolitikë” në lidhje me situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Ai tha se ekonomia e Shqipërisë u godit rëndë jo vetëm nga pandemia, por edhe nga dy tërmetet e vitit 2019, ku ai i 26 nëntorit ishte shkatërrimtar.

Sipas tij, edhe pse pandemia ka goditur ekonominë e të gjithë botës, sërish Shqipëria vazhdon përpara në mënyrë dinjitoze.

“Akoma kemi njerëz të pa akomoduar nga pasojat që la pas tërmeti i 2019-ës. Këto kanë bërë që ekonomia të ketë një tkurrje rreth 6 %. Është një tkurrje e menaxhueshme. Franca e ka 9 % në raport me GDP-në. Këto janë forca madhore që nuk i përgatitesh dhe i pret. Më keq se kaq nuk bëhet, nuk mund të kombinohet më. Ja dhe një tërmet që filloi që në shtator të vitit 2019. Një tërmet tjetër në nëntor, që ishte i rëndë, frenoi shumë turizmin. Duhet të ndihmoheshin këto qytetarë. Më pas filloi pandemia dhe bllokoi të gjithë botën.

Ne kishim mbi kurriz dhe tërmetin e 2019-ës. Sot 91 % e bizneseve të Shqipërisë nuk paguajnë tatim-fitimin. Unë pres të kemi një sektor ndërtimi shumë më të rritur. Do të jenë dyfishi i asaj që kanë qenë. Në të gjithë vendet e botës ndërhyrja e shtetit në ekonomi ka qenë masive. Përtej teorive të majta dhe të djathta, në të gjithë vendet e botës ndërhyrjet kanë qenë masive. Vendet që ne mund t’i quajmë më të djathta se sa ne, ndërhyrjet i kanë pasur masive. Shqipëria sido që të jetë në mënyrë dinjitoze vazhdon përpara. Turizmi u mbajt mirë, ka vende që u bllokuan totalisht. Ne e kishim 60% të turizmit”, tha Bushati.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img