Hapësire reklamuese

Politikë

Ervin Bushati flet për fenomenin ‘Tirja’: S’mund të shkelen me këmbë bluzat e bardha për një rast, doktori në Gjermani vrau 118 pacientë

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Bushati

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka rikthyer në vëmëndje të publikut ‘fenomenin Tirja’, ku tha se raste të tilla ndodhin në të gjithë botën.

Bushati u shpreh se puna e bluzave të bardha nuk mund të hidhet poshtë për një rast të tillë, pasi mjekët dhe infermierët janë në vijën e parë të betejës ndaj pandemisë.

Ai solli dhe një rast nga bota, ku tregoi sesi një doktor në Gjermani vrau 118 pacientë dhe atje sipas tij nuk u fol që dështoi shëndetësia.

“Është e turpshme që lufta që po bëhet nga të gjithë mjekët, infermierët, ata që janë në linjën e parë të betejës, që kanë lënë fëmijët e tyre në shtëpi, që janë mbi 15 mijë sot në Shqipëri, të përdhunohen dhe të shkelen me këmbë me rastin e një pastrueseje të vetmuar. Të një sanitareje, që është në italisht, është shumë profesion i nderuar por të përdhosësh 15 mijë infermierë dhe doktorë që i kanë lënë fëmijët dhe për një rast që mund të ndodhë kudo në botë, ka ndodhur në çdo vend të botës. Në Gjermani ka qenë një doktor që vrau 118 pacientë dhe nuk tha njeri që ka dështuar shëndetësia në Gjermani. Ka ndodhur në Amerikë që në Siatle ka vrarë mbi 200 njerëz dhe nuk tha njeri që dështoi.

Në rastin e një sanitareje, pastrueseje në shqip, të vëmë poshtë të gjithë doktorët që kanë dalë aty dhe kanë lënë fëmijët, janë infektuar dhe kanë humbur jetën. Kjo s’më duket fare etike që t’i thuhet fenomeni Tirja”, u shpreh Bushati në Ora News.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu