Hapësire reklamuese

Bota

“Errësirë në Serbi, pa media të lira”, dy televizione ndërpresin transmetimet e programeve

Shkruar nga Newsbomb
“Errësirë në Serbi, pa media të lira”, dy

Televizionet N1 dhe Nova S kanë ndërprerë transmetimin e programeve të tyre të rregullta në Serbi.

Në vend të programacioneve të tyre, televizionet kanë publikuar në ekran një mesazh ku shkruhet “Errësirë në Serbi, nuk ka media të lirë”.

Këto dy televizione, të cilat operojnë në kuadër të kompanisë United Media, këtë mesazh e kanë publikaur edhe në rrjetet sociale, mirëpo nuk kanë dhënë më tepër detaje.

Ndërkohë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se këto media vetvetiu kanë ndërpre transmetimet televizive.

“Mendoj se është e rëndësishme të thuhet se askush nuk e ka errësuar raportimin, ata e kanë bërë vetë. Nëse ata vetë kanë vështirësi të shprehen, atëherë ky është një problem për ata dhe pronarin e tyre.

Unë nuk mund t’ju shpjegoj se sa i tronditur është dikush që një manjat i medias dhe i futbollit dëshiron të bëjë pak më shumë para. Asgjë e veçantë, por pajtohem që duhet të diskutohet për ato media ku ka mungesë evidente të lirisë së mediave dhe ku ka tentime të këqija për të imituar Mila Shtulën, si dhe shumë të tjera”, tha Vuçiç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu