Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Errësimi i xhamave të makinës, DPSHTRR jep njoftimin e rëndësishëm

Shkruar nga Newsbomb
Errësimi i xhamave të makinës, DPSHTRR jep njoftimin e

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor nëpërmjet një njoftimi ka sqaruar se kur është i lejueshëm dhe kur jo errësimi i xhamave të pasëm të automjeteve.

DPSHTRR sqaron se xhamat e pasëm mund të errësohen deri në masën 75% me material xhami ose qese/film, vetëm nga prodhuesi apo nga një servis i licensuar.

Materiali duhet të jetë i çertifikuar, ndërsa zotëruesi i mjetit duhet të jetë i pajisur me faturën përkatëse.

“Xhamat e pasëm të autoveturave (sipas figurës dhe rekomandimit UN-ECE) mund të errësohen, materiali xham ose edhe me qese/film, deri 75%, si e drejtë e cdo zotëruesi mjeti! Mjafton që errësimi të jetë kryer profesionalisht nga prodhuesi ose një servis i liçensuar, me materiale të çertifikuara të tregut dhe me faturën përkatëse! Gjithashtu për xhamat e pasëm lejohen grilat origjinale të mjetit! Errësimi ul rrezikun kancerogjen nga rrezet UV/IR, ul konsumin dhe ndotjen! DPSHTRR do ofrojë më shumë informacion online në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll