Zona e Currilave, një nga zonat turistike të bregdetit te Durrësit, po shkon gjithnjë dhe më teëer drejt shkatërrimit. E gjithë vija natyrale bregdetare është pushtuar nga ndërtimet me leje apo pa leje. Ndërsa kodra ku qëndron edhe fari ka përsuar një ndryshim dramatik vitet e fundit.
Për shkak të prerjes së pemëve, dheu rrëshqet masivisht sa herë bie shi. Madje, disa ndërtime rrëzë saj sot janë të varrosura nën llucë.
Bashkia e Durrësit edhe pse është vënë në dijeni shpesh herë për situatën alarmante, nuk ka marrë asnjë masë. I vetmi lajm i mirë për zonën e Currilave, sipas ATSH është projekti i Ministrisë së Mjedisit për gjelbërimin dhe kthimin në një park natyror të kodrave në faqen perëndimore të bregdetit.
Ripyllëzimi po ndihmon edhe në krijimin e një qëndrueshmerie të kodrës që në vitet e fundit nga rreshqitjet masive të dheut, ishte kthyer në një zonë të rrezikshme.