Sopranoja e madhe shqiptare, Ermonela Jaho, ka treguar edhe një herë dashurinë që ka për këtë vend.
Ajo ka postuar për ndjekësit e saj në “instagram” flamurin tonë kombëtar duke shprehur dëshirën për ta parë Shqipërinë në BE.
“ Shpresojmë që me punën tonë të përbashkët, projekti për integrimin e Shqipërisë në EU të bëhet realitet. Të gjithë përfitojmë më shumë kur bashkëpunojmë me njëri- tjetrin”-shkruan sopranoja Jaho.