Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Ermonela Felaj: Mbajtëm premtimin për 300 mijë vende pune, rritëm pagat dhe pensionet; Noka: Rilindja është si trafikantët e drogës, del me pasaportë fallso

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

25bb039322cd9921178ad62d17b333ee

Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se qeveria e kambajtur premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës.

Ajo u shpreh se gjatë 8 viteve në qeveri u rritën pagat dhe pensionet, ndryshe nga PD që në 8 vite nuk bëri asgjë.

“300 mijë vende pune është mbajtur si premtim. 700 mijë persona të larguar nga puna si pasojë e pandemisë, janë rikthyer në punë me rindërtimin. Ne kemi rritur pagat dhe pensionet. Në ndryshim nga PD  që në 8 vite sbëri asgjë, ne kemi bërë gjithçka ndryshe. Ekspertët e FMN këshilluan të uleshin pensionet dhe pagat që të balancohej kuadri makro ekonomik.

Në zgjedhjet e 2017 ne kërkuam të ishim të vetëm në qeverisje. Kuptohet qartësisht se ne përgjatë viteve të qenit në koalicion me lsi patëm rezervat tona sepse smundëm të realizonim gjithçka që u thanë shqiptarëve. Shqiptarët janë më të zgjuar se unë dhe zoti ndoka dhe na e dhanë këtë besim”, tha ajo.

Ndërkohë ish-deputeti i Pd Flamur Noka e krahasoi “Rilindjen” me trafikantët e drogës, pasi sipas tij del me pasaportë fallso.

Ai u shpreh se kjo qeveri ka shkatërruar vendin, pasi PS e mori pushtetin kur borxhi public ishte sa 65% r GDP-së, ndërsa tani është 97%.

“Rilindja del me 2 pasaporta, një fallso dhe një të vërtetë. Është si trafikantët e drogës. Del me pasaportën fallso. Dalin me realizime imagjinare. Kanë premtuar 300 mijë vende pune dhe kanë dështuar. Tani na del se kanë  realizuar 228 mijë. Kanë mundësuar punësimin e shqiptarëve por në evropë duke i përzënë. Po të ishte realizuar kjo sdo kishin ikur kaq shumë shqiptarë. Për Rilindjen Shqipëria është parajsë. Kanë shkatërruar vendin. Sa ishte borxhi publik kur morët pushtetin? 65% e GDPS është dorëzuar kur kaluam në opozitë. Sot është 97%. Sa janë shpenzuar për rrugë”, tha Noka.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img