Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Ermelinda Meksi kujton anëtarët e parë të Kryesisë së PS-së: U bashkuan në një kohë të vështirë me plot të panjohura, por dashuria për vendin kapërceu çdo sakrificë

Lajme të ngjashëm

Ish-deputetja socialiste, Ermelinda Meksi, ka kujtuar anëtarët e parë të Kryesisë së Partisë Socialiste në 30 vjetorin e krijimit të kësaj force politike.

Në një postim falenderues në rrjetet sociale, ajo thotë se socialistët e orëve të para i bashkoi  besimi dhe përgjegjësia për të kontribuar në reformimin e thellë të PS-së, edhe pse kohët ishin të vështira, por dashuria që ata kishin për vendin kapërceu çdo sakrificë.

“Sot urimet e ndjera te mjaft miqve te mi socialiste ne fb me kthyen prapa ne kohe, per te kujtuar jo pa emocion socialistet e oreve te para .Ata i bashkoi ne nje kohe te veshtire e plot te panjohura besimi dhe pergjegjesia per te kontribuar se pari per nje reformim te thelle te PS sapo dale nga PPSH, .ne nje parti progresiste te tipit social demokrat qe te mbarte vlerat europiane .Dhe me tej te kontribonte ne pershpejtlmin e progresit te shoqerise 🇦🇱..

Nje urim zemre ne kete 30 vjetor te krijimit te PS per gjithe socialistet qe kane kontribuar e vazhdojne te kontribojne per te njejtat vlera!

Sot ne distance kohe dhe fizike desheroj ne shenje nderimi te kujtoj kryesine e saj te pare te zgjedhur ne 12 Qershor 1991,ata qe pranuan kete sfide trasformimi me idealizem e perkushtim, megjithese pak dinin  30 vjet me pare,  por dashuria per vendin e besimi per nje Shqiperi Europiane kapercente cdo sakrifice,

Fatos Nano Kryetar

Servet Pellumb iN/kryetar

Namik Dokle  Kryetar i Grupit parlamentar

Spiro Dede  N/Kryetar

Ismail Lleshi N/Kryetar

Shaqir Vukaj N/Kryetar i Kuvendit

Dritero Agolli Anetar

Gramoz Ruci Anetar

Ermelinda Meksi Anetar

Ethem Ruka  Anetar

Xhevat Lloshi Anetar

Halil Lalaj   Anetar

Maqo Lakrori Anetar

Paqsor Zeneli Anetar

Nje vit me vone ne kongresin e pare te PS ne kryesi u zgjodh edhe Arta Dade,.

Forumet drejruese te PS se bashku me forumin e Gruas dhe ate te Rinise Eurosocialiste si dhe grupin e vet parlamentar  te perzgjidhura me votim krijonin nje pergjegjesi e motivim sh te larte nga drejtuesi i larte deri te socialisti me i thjeshte.

 “Verbum vola scriptum rimanen” – Fjala fluturon SHKRIMI MBETET do te thoshte i paharruari Moikom Zeqo .

Sot nje dite pas zgjedhjes se Shqiperise si anetare e Keshillit te Sigurimit te OKB per 2022-23 nuk mund te mos ndihem krenare.

Urimeeee dhe shume suksese ne kete arritje/mundesi/ sfide te re e pergjegjesi per  vendin tone”, shkruan Ermelinda Meksi.

Më shumë