Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ermal Pacaj ikën si nënkryetar i Lezhës, emërohet në krye të Shërbimit të Provës

Shkruar nga Newsbomb

Ermal Pacaj është emëruar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, pas 5 vitesh si nënkryetar i Bashkisë së Lezhës. Ai do të zërë vendin e mbetur bosh pas lirimit nga kjo detyrën të Klevis Qoses, i cili mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Ndërkohë, vendin e Ermal Pacaj në Bashkinë e Lezhës mësohet se do ta marrë Elson Frroku, i cili do të jetë nënkryetari i ardhshëm i bashkisë që drejtohet nga socialisti Pjerin Ndreu.

"Më është besuar detyra  e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës. Është një moment reflektimi për rrugëtimin që kam ndjekur deri më sot dhe njëkohësisht një hap i madh përpara në angazhimin tim për t’i shërbyer vendit me përgjegjësi të lartë dhe integritet", shkruan Pacaj.

Duket se emërimi i nënkryetarit të Lezhës në postin e rëndësishëm si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës nuk është i rastësishëm.

Ermal Pacaj ne zgjedhjet e 14 Majit, ne shtabin e PS me Ndreun dhe Manjen Ermal Pacaj ne zgjedhjet e 14 Majit, ne shtabin e PS me Ndreun dhe Manjen

Ermal Pacaj është një ndër zyrtarët lezhjanë me kontribut në degën e Partisë Socialiste atje, bashkëpunëtor i ngushtë me Pjerin Ndreun dhe drejtuesin politik Ulsi Manja. Shërbimi i Provës që do të drejtohet tashmë nga Pacaj, është institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

"Nga Lezha, po largohem vetëm për aq sa ma kërkon puna, të cilën, ju premtoj se do ta kryej me të njëjtin zell, përkushtim, krenari dhe pasion. Një falenderim të përzemërt për Ministrin e Drejtësisë për mbështetjen e tij konstante e të gjithanshme gjatë gjithë kësaj kohe", shkruan Ermal Pacaj.

Shërbimi i Provës është një institucion i cili ka për mision mbrojtjen e komunitetit dhe parandalimin e recidivizmit (përsëritjes së veprës penale), përmes risocializimit të shkelësve të ligjit në shoqëri.

Ermal Pacaj, drejtori i ri i Sherbimit te Proves Ermal Pacaj, drejtori i ri i Sherbimit te Proves

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese