Hapësire reklamuese


Aktualitet

Ermal Meta rikthehet në Lezhë për të surprizuar vogëlushen e “Shtëpisë Rozalba”

Shkruar nga Newsbomb
Ermal Meta rikthehet në Lezhë për të surprizuar

Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta për të disatin vit radhazi rikthehet në Shqipëri, këtë herë për të surprizuar Uendin, një nga vajzat e ‘’Shtëpia Rosalba”. Një qendër në një fshat të vogël të Lezhës, që mirëpret dhe përkujdeset për fëmijë në nevojë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Ermal Meta erdhi i vetëm, pa bodiguard, pa flamuj, pa kamera, në heshtje për t’i bërë surprizë Uendit, e cila kishte ditëlindjen, shkruan në një postim në rrjetet sociale ‘’Mrizi i Zanave Agroturizëm’’.

 

Këngetari shqiptar fitues i Sanremos prej disa vitesh ndihmon fëmijët e “Shtëpia Rosalba”. Në vitin 2021 Ermal Meta ka bërë një gjest sa të madh aq edhe fisnik për vajzat e mitura. Ai dërgoi në Gjadër të Lezhës një kamion të mbushur me dhurata dhe vegla muzikore për këto vajza.

Gjtihashtu vitin e kaluar 2022, Meta organizoi një darkë bamirësie, në ndihmë të të miturve të qendrës ‘’Shtëpia Rosalba’’, duke dhuruar dhe një fond bamirësie për këtë qendër.

Lexo këtu: Këngëtari Ermal Meta dhe Veliaj bëhen bashkë për të ndihmuar fëmijët e “Shtëpisë Rosalba” në Lezhë

Ermal Meta është një këngëtar dhe tekstshkrues i lindur në Fier. Ai fitoi Festivalin e Sanremos në shkurt të vitit 2018 me një këngë shumë të veçantë, dedikuar viktimave të luftës. Ai mori pjesë në Eurovision duke përfaqësuar Italinë.

Meta shpesh në intervista është shprehur se do të dëshironte që ngjarje bamirësie të realizoheshin më shpesh në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese