Këngëtari i famshëm me origjinë shqiptare Ermal Meta, ka njoftuar ditën e sotme se nuk do ta mbajë turneun e planifikuar në fund të shkurtit.
Meta ka thënë se ende nuk ka arritur ta përfundojë albumin e tij për shkak të disa problemeve personale.
Ai ka njoftuar se sapo të ndihet më mirë do ti kthehet sërisht punës dhe do të realizojë edhe këngët akoma të parealizuara dhe do të vazhdojë me turneun.
Gjithashtu Meta ka njoftuar se biletat do të rimbursohen, dhe shumë shpejt ai dhe muzika do e rigjejnë njëri-tjetrin.
“Përshëndetje, nuk ka asnjë mënyrë më të lehtë për ta thënë këtë, kështu që unë do ta them tani. Turneu i cili është planifikuar të fillojë në fund të shkurtit do të anulohet dhe biletat do të rimbursohen. Muajt e fundit kam pasur probleme personale që nuk më kanë lejuar të përfundoj në kohën e duhur albumin e radhës me këngë të papublikuara. Në fakt, është një proces ende në vazhdim dhe unë ndërkohë nuk isha në gjendje të bëja muzikë të re.
Kisha në mendje diçka të veçantë që nuk munda ta realizoja në kohë. Është shumë frustruese, por edhe më shumë është mendimi për ta bërë këtë turne pa muzikë të re. E kam menduar dhe menduar, dhe mendoj se gjëja më e mirë është të fokusohemi në albumin e ri që të gjejmë njëri-tjetrin sa më shpejt. Unë jam i sigurt që duke më njohur mua, ju e dini se sa shumë kujdesem që të mblidhemi së bashku, ja vlen”, kanë qenë fjalët e këngëtarit Ermal Meta.