Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Sht
27 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ermal Mamaqi ‘ndëshkohet’ me punë në komunitet, i bashkohet Veliajt për të mbjellë pemë në Liqenin e Fjollës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0296ac849aea3b9d4dee8808a6834825

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi duket se ka zgjedhur ta “shlyejë” me punë në komunitet, gjobën e vendosur para pak ditësh nga autoritetet shëndetësore për grumbullime të ndaluara gjatë pandemisë.

Moderatori dhe humoristi i njohur, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kandidatin për deputet të PS, Toni Gogu, e mbyllën me batuta humori sezonin e mbjelljeve në Liqenin e Fjollës në Pezë, ku vetë aktori kontribuoi në mbjelljen e 4 pemëve të reja.

“Pasi është dënuar disa herë me gjoba, Ermali ka marrë vendim që do i shlyejë me punë në komunitet”, bëri shaka Veliaj. “Sot ai kishte ditën e tij të reflektimit, ndaj mbolli katër pemë, nga 430 mijë që ne kemi mbjellë në 5 vitet e fundit,” vijoi Veliaj.

Por, përtej humorit, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se kryeqyteti po shkon shumë afër objektivit të mbjelljes së 500 mijë pemëve.

“Sot mbyllim sezonin e mbjelljeve, për ta rihapur përsëri në vjeshtë, kur të nisë sezoni normal i shirave. Kur e filluam këtë histori, kishte shumë cinizëm, si çdo gjë e bukur dhe e mirë që fillimisht sulmohet, pastaj mbështetet. Dua që në fund të këtij misioni të thuhet se “u kapën gjysmë milionë pemë, sa ishte misioni i fazës së parë të “Pyllit orbital””, tha kryebashkiaku i Tiranës. 

Aktori mjaft i dashur i humorit, Ermal Mamaqi u shpreh i lumtur për përmirësimin e dukshëm të jetesës në Tiranë.

“Jam i lumtur kur ndihmojmë në promovimin dhe shpërndarjen e kësaj fryme të re që është krijuar. Ky është një përmirësim që po i bëhet jo vetëm kësaj zone. Unë kam një shprehje që më pëlqen shumë, që thotë: “nëse nuk po përmirësohesh, po përkeqësohesh”. Nëse një ditë nuk bëjmë një gjë më mirë, patjetër kemi bërë diçka më keq. Jam i lumtur që çdo ditë shoh që bëhet më mirë,” u shpreh Mamaqi.

Në Liqenin e Fjollës, në fund të janarit nisi mbjellja e mbi 10 mijë fidanëve lajthi, pishë, akacie, rrap, ligustër në një fushatë masive për pyllëzimin e zonës një tjetër destinacion i ri turistik në kryeqytet.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img