Rezarta Shkurta prej kohësh është larguar nga muzika dhe është përqendruar tek biznesi i saj si dhe familja.
Pikërisht në familjen e saj sot është një ditë e veçantë. Bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha feston ditëlindjen. Teksa janë një ndër çiftet më të komentuar, nuk kishte se si të mungonte edhe urimi i Rezartës për Ermalin.
Ajo ka zgjedhur rrjtetet sociale të shprehë fjalët më të ndjera për partnerin duke i ndarë kështu edhe me publikun.
"Çdo mbrëmje vë kokën në jastëk dhe kujtoj ditët që kalova dhe e vetmja gjë që më del nga shpirti është të falenderoj zotin që të solli ne jetën time...Nuk e di a e meritoj energjinë e pastër që më dhuron pa kushte, nuk e di a të meritoj ty që që je gjëja më e bukur që mund të më ndodhte...Gëzuar ditën e lindjes gjysma ime. Të dua në çmenduri!", ka shkruar Rezarta në diçiturën e fotos me Ermalin.