Këshilli Mbikqyrës i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare ka emëruar Erlind Sulon si Drejtorin e ri të Përgjithshëm, duke zëvendësuar në këtë detyrë drejtorin e dorëhequr Ergys Verdhon. Newsbomb.al më herët raportoi se ky i fundit është emëruar në një tjetër detyrë, në atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhës Shqiptare.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se ditën e sotme, 13 mars, Këshilli i Ministrave ka firmosur emërimin e Sulos në krye të KESH.
Më herët ai ka mbajtur postin e kryetarit të FRESH në Sarandë, ndërsa më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit. Gjithashtu, Erlind Sulo, për një periudhë të shkurtë kohore ka qenë edhe drejtorekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Sakaq, së fundmi ka mbajtur postin e Këshilltarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ne foto Erlind Sulo
Ndërkohë, kujtojmë se Ergys Verdho në 24 janar të këtij viti dha dorëheqjen nga posti i tij si drejtues i KESH. Gjatë drejtimit të KESH, Verdho u përball me krizën energjitike, gjatë së cilës u krijuan shumë vështirësi për sigurimin e energjisë elektrike, por megjithatë institucioni ia doli t’i kapërcente ato.
Tashmë me emërimin e ri të Erlind Sulos në krye të Korporatës priten reforma të rëndësishme të cilat do e çojnë në një nivel tjetër punën e bërë më herët nga Ergys Verdho.