Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Braçe: Prokuroria të reagojë, Sali Berisha vret me gojë e pushkë

Lajme të ngjashëm

Deputeti socialist, Erjon Braçe ka kritikuar prokurorë e gjykatës që nuk kanë reaguar për “krimet e Berishës që njollosin gjithkënd”.

Braçe thotë se Sali Berisha u ka dalë zot vrasjeve të 21 janarit, por Prokuroria rri e shikon. “Nuk ka më të reja nga ato që thotë Sali Berisha!Asfare!Por nga anë tjetër, durimi po soset. Sali Berisha i del për zot vrasjeve të 21 janarit dhe prokuroria rri e shikon, hesht dhe dëgjon. Sali Berisha dëshmon për ngjarje kriminale duke ndryshuar tërësisht të dhënat, provat e dëshmitë, dhe prokuroria rri e shikon, hesht dhe dëgjon. Sali Berisha shpif, vendos në ngjarje kriminale njerëz tërësisht të pafajshëm dhe prokuroria rri e shikon, hesht dhe dëgjon. Prokurorë e gjykatës, jepini fund këtij krimi qe po njollos gjithkënd, vret me gojë e pushkë këdo që e mendon kundërshtar të tij!! Duhet tani”, shkruan deputeti Braçe, pas intervistës së ish-kryeministrit Berisha dhënë në “News 24”.


Më shumë