Pas qëndrimit të Shoqatës së Hidrokarbureve mbi çmimin e naftës në vendin tonë, ku u justifikua se e mbante në këtë nivel për shkak të taksave të qeverisë, ka reaguar dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.
Deputeti i PS, përfaqësues i maxhorancës akuzoi Shoqatën se po mbron tregun e kapur nga individë dhe kompani të veçanta.
“Shoqata e Hidrokarbureve ne mbrojtje te Tregut te Kapur te Karburanteve! Dhe nuk ka si të jetë ndryshe! Asnjë fjalë në deklaratën e saj për përqendrimin e tregut, mungesën e konkurrencës në të dy ekstremet e tij, veçanërisht në shitjen me pakicë. Për pasojë asnjë fjalë për çmimet e padrejta që po ju faturohen konsumatorëve!” shkruan Braçe në profiling e tij në rrjetin social Facebook.
“Por pa problem; transparenca do vijojë!! Çmim me çmim për çdo ngarkesë importi, taksat plus dhe përfitimet nga çmimet e padrejta që aplikohen mbi qytetarët!!”