Hapësire reklamuese

Aktualitet

Erjon Braçe dhe 3 të tjerë kapen me kokainë në Laprakë

Shkruar nga Newsbomb

Policia ka zhvilluar një operacion anti-drogë ku janë arrestuar katër persona në Tiranë, pasi në mjetin e tyre u gjetën sasi droge të dyshuara si kokainë dhe lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Të arrestuarit janë Erjon Braçe, 29 vjeç (jo deputeti i Partisë Socialiste), Robert Nebiaj, 27 vjeç, Ibrand Hushi 30 vjeç dhe Xhaferr Arapi 37 vjeç. Këta persona janë arrestuar më 11 dhjetor, pasi më datë 9 dhjetor në rrugën “Gjergj Legisi” në Laprakë, në mjetin me të cilin ata udhëtonin u gjetën 0.75 gr kokainë dhe 11.54 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.